Mbrojtësi Mevlan Adili u përfol për një kalim të mundshëm te ekipi i Vllaznisë, por që në fund mbeti një “teori”. Si përfundim Adili ka zgjedhur të vazhdojë aventurën futbollistike me Gjilanin në Superligën e Kosovës, i cili ka nënshkruar kontratën deri në verën e vitit 2027.
Vlen të përmendet se Mevlani ka qenë më herët pjesë e Vllaznisë, madje ku shënoi edhe golin e triumfit në Kupën e Shqipërisë, duke i sjell trofeun shkodranëve. Lojtari në fjalë u transferua te Gjilani nga Shkëndija e Tetovës.
Eksperienca e 31-vjeçarit u mendua se do i shërbente Vllaznisë para disa ditësh, por si përfundim plani mbeti përgjysmë. Kartoni i tij shkon deri në vlerën e 250 mijë euro, tregues se repertori i 31-vjeçarit është i rëndësishëm në prapavijë.