ZYRTARE/ Veprim i papritur nga Ermir Lenjani, ish-i i Kombëtares firmos me “verdhezinjtë”

Ermir Lenjani ka bërë një veprim të papritur, duke firmosur kontratën e re me FC Schaffhausen. Pavarësisht se është 35-vjeç, ish-i i Kombëtares shqiptare do të vazhdojë të jetë pjesë e verdhezinvje.

Kujtojmë se FC Schaffhausen është një ekip që militon në ligën e 3-të zvicerane, ndërkohë që Lenjani është pjesë e tyre prej vitit 2024. Mbrojtësi nga Prishtina shihet ende si një lojtar kyç për ekipin.

Kujtojmë se 35-vjeçari ka një karrierë të gjatë në Evropë, ku është aktivizuar në Zvicër, Francë dhe Turqi. Lenjani ka luajtur për, Winterthur, Grasshoppers, St Gallen, Nantes, Rennes, Sion dhe Umraniyespor.

Lajme të tjera |  Shifra të çmendura, golashënuesi më i mirë i Serisë A bën gati me shpejtësi valixhet për në Arabi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us