ZYRTARE/ Vetëm 14 ndeshje te Dinamo Zagreb, ekipi i Arbër Hoxhës merr vendimin drastik

Fabio Cannavaro nuk është më trajner i Dinamo Zagreb. Ekipi ku aktivizohet Arbër Hoxha ka shkarkuar nga detyra trajnerin italian, pas vetëm 14 ndeshjes që Cannavaro kishte në krye të skuadrës.

Në këto 14 ndeshje, Cannavaro dhe Dinamo kanë marrë 7 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje. Statistika që kanë sjellë edhe shkarkimin e tij të menjëhershëm nga pankina. Vendimtare ishte edhe humbja e fundit përballë Istra 1961 në ndeshjen e kampionatit kroat.

Kujtojmë se Cannavaro mori drejtimin e Dinamo Zagrebit në dhjetor të vitit 2024. Më parë, 51-vjeçari italian kishte drejtuar ekipe si Al-Ahli,, GZ Evergrande, Al-Nassr, TJ Quanjian, Kinën, Beneventon dhe Udinese.

Lajme të tjera |  “Jam i kënaqur me barazimin, arritëm vendin e dytë”, Brdaric: Kishim mundësi të fitonim

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us