Arabia Saudite në bisedime me yllin francez të PSG!

Kontrata aktuale e Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain “skadon” në qershor 2024 dhe kapiteni i Francës do të jetë i lirë të diskutojë me klubin e zgjedhur nga janari i ardhshëm. Edhe pse Real Madridi duket se është në pole position nëse ylli francez largohet nga PSG, Liverpool gjithashtu mbetet një destinacion i mundshëm, ashtu si Arabia Saudite, e cila është më e hapur se kurrë ndaj idesë për të mirëpritur yllin e Parisit.

Ku do të luajë Kylian Mbappe sezonin e ardhshëm? Kjo është pyetja që po bën e gjithë bota e futbollit. Sot me ngjyrat e Paris Saint-Germain, francezi (75 paraqitje, 46 gola) e di se transferimi i tij do të vijë sërish në plan të parë, pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2024 dhe ai mund të hyjë në një proces negociatash brenda pak kohësh me të gjithë kërkuesit e tij të mundshëm.

Real Madridi, i interesuar prej disa kohësh, mbetet favoriti kryesor në këtë temë të nxehtë, edhe pse Liverpool nuk e ka fshehur asnjëherë interesimin. Por kjo nuk është e gjitha. Në një intervistë për Sky Sports, Michael Emenalo, drejtori i Saudi Pro League, konfirmoi këtë të shtunë se në lojë është edhe Arabia Saudite! Madje, kreu i ligës saudite pranoi se do të bëhet gjithçka për ta blerë.

“Me Mbappe, biseda është e hapur, por ne nuk e dimë se çfarë dëshiron të bëjë. Pozicioni ynë është shumë i qartë: të gjithë lojtarët e këtij lloji e dinë se ku jemi”, theksoi ai që shtoi: “Nëse ka një mundësi apo interes që Mbappe të jetë pjesë e asaj që po ndërtojmë, sot apo në të ardhmen, ne nuk mund ta përjashtojmë këtë. Ai është një lojtar që më pëlqen”.
Kujtojmë se Arabia Saudite kishte mërzitur tashmë shtypin botëror duke shfaqur, verën e kaluar, një interes për kampionin e botës së 2018-s. Në fakt, drejtuesit e klubit Al Hilal i kishin dërguar një ofertë zyrtare prej 300 milionë euro PSG-së për të siguruar shërbimet e francezit.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us