Po tërheq vëmendje me Red Bull New York në MLS, talenti finalizon debutimin e shumëpritur te Shqipëria! Reagon Adri Mehmeti

Qendërmbrojtësi shqiptar Jason Bori, bëri dje debutimin te Kombëtarja e moshave U-17, konkretisht në barazimin 2 – 2 ndaj Letonisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit U-17.

Bori luajti 15 minuta në duelin e mësipërm. Ndërsa vjen nga akademia e Red Bull New York dhe inkuadrohet në MLS Next Pro, Bori po tregon aftësi që po tërheqin vëmendje edhe te ekipi i parë.

Në postimin e klubit në fjalë, ku lidhej me ftesën e Kombëtares për shqiptarin në grumpmoshën U-17, nuk ka qëndruar në “heshtje” as talenti i mirënjohur Adri Mehmeti.

Mesfushori e ka pëlqyer postimin. Mehmeti është një dëshirë e Shqipërisë për ta marrë në gjirin e saj, i cili luan me SHBA-në e moshave, ndërsa ka “joshur” ekipe gjigante në Evropë si Bayern Munich, Arsenal e PSG.

Po tërheq vëmendje me Red Bull New York në MLS, talenti finalizon

Postimi nga akademia e Red Bull New York i pëlqyer nga Adri Mehmeti
Lajme të tjera |  VIDEO/ Tifozët nuk u besojnë syve, Armando Broja humb kohën në goditjen finale! Mbyllet pjesa e parë e Shqipëri-Izrael

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us