148 mln gjobë për shpifje, Rudy Giuliani shpall falimentimin

Ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, bëri kërkesë për falimentim të enjten, pasi u shpall fajtor për shpifje në vlerën miliona euro. Deklarata vjen disa ditë pasi Giuliani, 79 vjeç, u urdhërua të paguajë 148 milionë dollarë dëmshpërblim për dy ish-punonjës të zgjedhjeve në Georgia, të cilët thanë se jeta e tyre u errësua, pasi ish-avokati i Trump i akuzoi në mënyrë të rreme për manipulim të fletëvotimeve gjatë zgjedhjeve të 2020.

“Deklarimi nuk duhet të jetë surprizë për askënd. Asnjë person nuk mund të kishte besuar në mënyrë të arsyeshme se kryebashkiaku Rudy Giuliani do të ishte në gjendje të paguante një shumë kaq të lartë, që e përmban gjoba”, tha Ted Goodman, këshilltari politik i Giulianit në një deklaratë. “Kapitulli 11 do t’i japë kryetarit Giuliani mundësinë dhe kohën për të ndjekur një apelim”, shtoi Goodman.

Lajme të tjera |  Mediat greke shkruajnë për “Shtetin Bektashi”: Përfitime personale politike dhe biznes fitimprurës, plani i Edi Ramës mund të sjellë zemërimin e Turqisë

Sipas dosjes së Kapitullit 11, Giuliani ka borxhe prej rreth 153 milionë dollarë, ndërsa pretendon se ka deri në 10 milionë dollarë në asete. Ish-kryetari i bashkisë detyrohet afro 1 milion dollarë taksa shtetërore e federale dhe i detyrohet miliona dollarë disa firmave ligjore, duke përfshirë 1.36 milion dollarë Davidoff Hutcherit & Citron LLP, firma ligjore ku punon avokati shumëvjeçar i Giuliani, Robert Costello. Costello po padit Giulianin për fatura të papaguara.

Shumica dërrmuese e borxheve të tij rrjedhin nga vendimi në rastin e punonjësve të zgjedhjeve në Georgia, Ruby Freeman dhe vajzës së saj, Shaye Moss. Edhe para vendimit javën e kaluar, Giuliani raportohet se ishte në gjendje të rëndë financiare dhe ndonjëherë i është drejtuar komitetit të veprimit politik të Trump për ndihmë, për të paguar faturat e tij ligjore.

Lajme të tjera |  Rënia e lindshmërisë dhe emigrimi, shpërndahen 6 milionë euro më pak për bonusin e bebeve

Borxhet e tij të jashtëzakonshme mund të rriten në varësi të rezultatit të disa padive të tjera kundër tij, që ai i renditi gjithashtu në dosjen e tij të falimentimit. Ato përfshijnë rastet e shpifjes të ngritura kundër tij nga Smartmatic dhe Dominion Voting Systems dhe një çështje në pritje të djalit të Presidentit Joe Biden, Hunter, të ngritur kundër Giulianit dhe Costellos, duke pretenduar se ata kanë shkelur ligjet federale të Kalifornisë për mashtrimin kompjuterik, në përpjekjet e tyre për të shpërndarë materiale potencialisht të dëmshme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us