Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit ÇUDIT me veprimin e fundit

Teksa te Vllaznia janë të përqënduar tek ruajtja e të njëjtit bosht për sezonin e ardhshëm, projekt të cilit do t’i besohet sërish Edi Martinit, ajo çfarë është e pashmangshme janë dhe largimet që do të ndodhin në kampin e shkodranëve.

Krahas Yagos dhe Koros, një tjetër futbollist që mund të ndërpresë bashkëpunimin me kuqeblutë është edhe Esin Hakaj.

Në një postim të bërë në Instagramin e tij, mesfushori ka lënë shumë të nënkuptohet për të ardhmen e tij, teksa shkruan: Faleminders.

Mbetet e paqartë nëse Hakaj ka dashur të japë sinjale largimi apo mbetet thjesht një falenderim për mbylljen e këtij sezoni, ndërsa zhvillimet e ditëve të ardhshme do të zbardhin më shumë këtë prapaskenë.

Sinjale largimi apo vazhdim?! E papritur te Vllaznia, mesfushori i Edi Martinit

Postimi i Esin Hakaj
Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pjesë e dështimit në finalet e titullit, Vllaznia merr vendimin e PAPRITUR për trajnerin shkodran

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us