‘Opozita e ka humbur kredibilitetin’, Açka në Report TV: Protesta për Zvërnecin është ‘shuplakë’ për Berishën dhe PD-në

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, e sheh protestën kundër projektit turistik në Zvërnec dhe Sazan jo vetëm si një reagim për mbrojtjen e natyrës, por edhe si një tregues të fortë humbjes së besimit popullor te opozita tradicionale. E ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Açka tha se qytetarët që po protestojnë përfaqësojnë sot opozitën e vërtetë, duke i dhënë një shuplakë Berishës dhe PD-së

“Fakti që protesta ndodhi menjëherë pas zgjedhjes së Berishës, kam përshtypjen që shumë njerëz shpresuan se pas këtyre proceseve të zgjedhjeve, ata do të shikonin një parti të reformuar dhe kur kjo nuk ndodhi sigurisht, e humbën besimin tek opozita. Opozita e ka humbur kredibilitetin dhe nuk mund të thojë që ‘jam unë opozita.’ Opozita e vërtetë janë këta njerëz, në rrugë, që mblidhen me vullnet të lirë. Nuk mund të pagojë as Greqia, as Rusia, as Veliaj e as Rama kaq shumë njerëz që të dalin në rrugë me vullnet të lirë. Nuk mund të dalë Berisha kundër 20,000 shqiptarëve që janë aty. Këta djem e vajza kanë parë prindërit e tyre të frustruar. Berisha nuk mund të mohojë vullnetin e lirë. Ai nuk merr pjesë se nuk është i mirëpritur aty. Nuk ka bërë detyrën e opozitarit për shqiptarët. Jo vetëm që nuk është i mirëpritur por edhe nuk ka pse se është pro investimeve. Njerëzit patriotë e mbrojnë vendin e tyre”, u shpreh Açka.

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

Lidhur me qëndrimin e kreut të PD-së ndaj protestës, ajo ngriti dyshime se distancimi i tij lidhet edhe me emrin e familjes Trump që përmendet në projekt.

Gjëja e parë ka të bëjë me intimidimin prej pranisë së familjes Trump, por Berisha është ‘dëbuar’ nga kjo protestë sepse e bën atë me faj bashkë me Ramën. Eunuket e vegjël e të ngushtë, këpucëlëpirësit e Sali Berishës, nuk i thanë të tërhiqej me qëllimin që PD të vinte në pushtet për shqiptarët, ata janë përgjegjësit që ne jemi në këtë gjendje. PD nuk mundi të ndreqë demokracinë”, deklaroi ish-deputetja.

Açka mbrojti protestuesit edhe përballë akuzave se pas tyre mund të ketë ndikime të huaja, duke i cilësuar këto pretendime të pabazuara.

“Nuk mund të paguajë as Greqia, as Rusia, as Veliaj e as Rama kaq shumë njerëz që të dalin në rrugë me vullnet të lirë”, tha ajo.

Sipas Açkës, protesta për Zvërnecin po tregon se ka ardhur koha për një pol të tretë politik.

“Duam sduam ne, opozita është kjo që ka dalë në rrugë. Ka ardhur koha për polin e tretë të bëjë diferencën. 35 vite na paskan ikur dëm vetëm për të pasuruar një grup shqiptarësh. Të ikë Rama, e të marrë Berishën me vete e të vijë këtu një klasë e re politike e bazuar tek barazia para ligjit. Kjo është Europa” tha ajo

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us