Kategoria e Dytë do të luajë ditën e sotme ndeshjet e tjera të javës së 7-të të kampionatit. 16 ekipe do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren, teksa do të luhen 8 takime.
Të gjitha do të startojë në orën 1300, teksa në grupin A do të zhvillohen 3 ndeshje, ndërsa në grupin B do të luhen 5 sfida.
Kështu Albanët presin në shtëpi Gramshin, ndërsa Naftëtari sfidohet me Erzenin si dhe Basani pret Sopotin. Duele këto të grupi A.
Ndërkohë në grupin B do të sfidohen Maliqi – Këlcyra, Delvina – Butrinti, Shkumbini – Bylisi B, Partizani B – Oriku dhe Devolli – Eagle.
NDESHJET
Grupi A:
ALBANËT – GRAMSHI
NAFTËTARI – ERZENI
BASANIA – SOPOTI
Grupi B:
MALIQI – KËLCYRA
DELVINA – BUTRINTI
SHKUMBINI – BYLIS B
PARTIZANI B – ORIKU
DEVOLLI – EAGLE





