“20 te Berberi, 20 te Enisi”, zbardhen bisedat për abuzimet me tenderat të kreut të ARRSH-së

Kreu i ARRSH-së Evis Berberi ka dalë sot para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërkohë që mësohen detaje të reja nga dosja e SPAK në ngarkim të tij. Një sërë provash dhe komunikimesh janë zbuluar në celularët që u janë sekuestruar të 3 personave të arrestuar, të cilët kanë pasur komunikime mes tyre, në kohën kur janë fituar edhe tenderat nga institucionet që drejtonte Berberi, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Në komunikimet mes tyre janë provuar lidhjet mes Berberit, Valter Begajt, Ervis Lamit dhe shtetases Brunilda Buli.

Në një nga bisedat zbardhur nga news 24, Valter Begaj i shkruan Lamit: 20 te Enis, 20 te Berberi!

Lajme të tjera |  Ia kalove Enverit, ke ndër mend të lësh pushtetin? Rama, i vendosur: S’kam ndërmend ta lë këtë punë! Ja kur do të iki

Ndërkohë Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: Si e keni situatën me corona virusin?  Më nis një foto, po bej gati dokumentet për t’u futur në tender, po bëj kontratën.

Sipas SPAK bisedat përputhen me provat e tjera ku sipas tyre lidhen me korrupsionin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us