Kryeministri Edi Rama para familjarëve të viktimave të 21 Janarit tha se vrasja e 4 protestuesve është një krim shtetëror i pahetuar.
Ai tha se e dinin të gjithë se drejtësia nuk do të vinte kurrë shpejt, por se nuk do të harronte që të vinte.
“Pikëpyetja është; a duhet të përgatitemi dhe për më të keqen që sistemi do të mos veprojë edhe në bazë të detyrimit që lind nga vendimi i gjykatës Europiane të se drejtave të njeriut. 21 Janari është sa një nevojë për drejtësi e një sistemi dhe një pasqyrë për të kuptuar më së miri se cila është detyra jonë. Shqipëria është në një sfidë të vërtetë, të hapur kombëtare mes së shkuarës padrejtësi dhe të ardhmes që duhet ta bëjmë të sotmen Shqipëri si shtet i së drejtës. Shqipëria dhe shqiptarët do të mund të shohin nën dritën e dielli (nëse çështja shkon në SPAK), të gjithë ata që duhet të përgjigjen për 21 janarin. Ne e kemi ditur, apo jo Mark, qysh prej ditës së parë, qysh prej ditës kur u mblodhëm për herë të parë me dhjetëra dhe mijëra jetë në marshimin e heshtur të 21 janarin e 2011 se ky është një nga rastet kur drejtësia nuk vjen dot kurrë shpejt. Por nuk harron kurrsesi që të vijë”, tha Rama.
Mes të dyjave qëndron sot një datë e shpallur nga Gjykata e Lartë, 27 shkurt 2024, pak më shumë se një muaj prej sot do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të 21 janarit do ti kalojë për shqyrtim SPAK për të hapur për së mbari hetimin e krimit shtetëror në bazë të vendimit të gjykatës së Strasburgut apo do të vijojë të jetë e mbyllur Zoti e di sa kohë, akoma në barkun e madh të prokurorisë, pa shtyllë kurrizore të Tiranës”, tha Rama