3.73 milionë zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi praktike të votojnë…

Nga Eduard Zaloshnja

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që çdo shtetas shqiptar në moshën 18 vjeç e sipër ka të drejtën të votojë, në qoftë se kjo e drejtë nuk i është hequr individualisht me vendim gjykate apo vendim mjeksor. Sipas KQZ-së këtë të drejtë e kanë aktualisht rreth 3.73 milionë shtetas shqiptarë (rreth 1.93 milionë këtu dhe rreth 1.8 milionë në emigracion).

Por që të ushtrojnë të drejtën e votimit, shtetasit shqiptarë duhet të kenë një dokument biometrik identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) të lëshuar nga shteti shqiptar, në mënyrë që të përputhet fytyra e zgjedhësit me foton e regjistruar të tij në databazën e Gjendjes Civile të Shqipërisë. Ky nuk është problem për 1.93 milionë zgjedhësit e këtushëm (edhe ndonjë që s’e ka një dokument biometrik identifikimi, mund ta nxjerrë këtu deri në zgjedhje). Por është problem për rreth 1 milionë shtetas shqiptarë në emigracion që nuk kanë dokument biometrik identifikimi nga shteti shqiptar.

Lajme të tjera |  ZGJEDHJET në KOSOVË/ Vjosa Osmani: Ditë vendimtare!

Teorikisht, zgjedhësit në emigracion pa dokument biometrik shqiptar mund të regjistrohen në KQZ me dokument biometrik të shtetit ku jetojnë. Por që KQZ-ja të verifikojë se dokumenti nuk është krijuar me photoshop, duhet që shtetet e atjeshme t’i krijojnë KQZ-së mundësinë të futet në databazat e tyre. Vetëm përputhja e të dhënave që jep kërkuesi, me të dhënat që ka shteti përkatës për të, mund të sigurojë se kërkuesi është real dhe jo një fallsifikator.

Kush kërkon (me të drejtë) që 1 milion zgjedhës pa dokumenta biometrikë shqiptare të kenë mundësinë të votojnë më 11 maj është kujtuar shumë vonë. Duhej që të paktën një vit më parë të fillonin negociatat e shtetit shqiptar me shtete të ndryshme, për t’i krijuar akses KQZ-së në databazat përkatëse. Por sidoqoftë, pak prej shteteve të huaja do të pranonin…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us