Miliona euro të çuara “dëm”, Armando Broja prek “fundin”! ÇFARË PO NDODH ME SULMUESIN?!

Në një përditësim të fundit, mediumi “prestigjioz” i vlerës së lojtarëve, ka zbuluar kuotat e futbollistëve në treg, e ku ishin prezent edhe nga kampi i Kombëtares.

Armando Broja ka marrë “goditje” të fortë, aty ku mungesa e minutazhit te Burnley e dëmtimet e shpeshta, kanë bërë të vetën. Nga 8 milionë euro që vlente në mars të këtij viti, kartoni i 24-vjeçarit ka arritur në 5 milionë euro, brenda një kohë shumë të shkurtër.

Rasti i fundit që shkodrani kishte një vlerësim më të ulëta, përkon me vitin 2021, periudhë kur inkuadrohej te Vitesse në Holandë, 3 milionë euro.

Rendimenti i ulët prej bomberit kuqezi, ishte prezent edhe në takimin e mbrëmshëm të Kombëtares kundër Izraelit, thuajse inekzistente në fushën e blertë.

Miliona euro të çuara “dëm”, Armando Broja prek

Lajme të tjera |  Anis Mehmeti nga minuta e parë, porta i besohet ish-it të Superiores! Trajneri Rolando Maran vendos për TITULLARËT e debutimit (FORMACIONI ZYRTAR)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us