33 vjet PD, Berisha mbledh të vetët: S’ka diktaturë që mund të na rezistojë në betejën tonë pa kthim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar regjimin e Edi Ramës se s’ka diktaturë që mund ti rezistojë betejës pa kthim të demokratëve në mos bindjen civile.

Në 33 vjetorin e krijimit të PD-së, Berisha tha se beteja pa kthim që ka nisur në parlament është drita në fund të tunelit, që duhet të ndriçojë mendjen, zemrën, shpirtin e çdo demokrati dhe demokrateje
Pjesë nga fjala e Berishës

Më 21 dhjetor të vitit 1991, në një Ballkan që akoma ishte nën diktatura dhe regjime të vjetra, ne u ngritëm nga ai shesh dhe deklaruam se çështja jonë kombëtare do të ishte ylli ynë polar. Shpallëm interesin kombëtar si yllin polar të PD-së.

Nuk ishte e thjeshtë, u them unë ju se të tjerë përreth nesh këtë nuk e pranonin kurrë. Por ne nuk duhet të ishim në qoftë se nuk shpallnim çështjen kombëtare dhe interesin kombëtar si yllin tonë polar.

Nuk u trembëm, i qëndruam këtij parimi dhe në bashkëpunim të ngushtë me ish-presidentin e Kosovës, të pavdekshmin Ibrahim Rugova, udhëheqës të tjerë politikë të shqiptarëvë në rajon, ne ia dolëm që çështjen kombëtare ta shndërrojmë në çështje axhende të gjithë kancelarive dhe institucioneve të madha të botës.

PD pas vitit 2013, i ra vizë kësaj çështje dhe ndoqi me përpikmëri qëndrimet antikombëtare, antishqiptare të Pashiqit të Tiranës, Edi Rama.

Përsëri forcë politike e idealeve, në kushte shumë të vështira, jashtëzakonisht të vështira, unë jam dëshmitar se sa e zorshme ka qenë për secilin prej jush të mbështesni rithemelimin në kushtet kur korrupsioni transnacional u përdor për t’i dhënë colpo di grazia PD-së.

Kjo nuk ndodhi se ju ishit besnikë të idealeve tuaja. U ngritët dhe sot jemi në këmbë. Sot jemi më të vendosur se kurrë për të bërë këtë betejë gjer në fitoren e PD-së.

Sot jemi 33-vjeçarë që të gjithë, jemi në moshën më të fuqishme të betejës pa kthim.

Sot jemi 33 herë më të dijshëm, më vizionarë, më të vendosur, për të ecur të sigurt drejt fitores. Sot ne e duam Shqipërinë 33 herë më shumë se ç’e kemi dashur në vitin 1990.

Sot e duam lirinë 33 herë më shumë se në vitin ’90, kur nuk e njihnim.

Kështu që sot nuk ka forcë, nuk ka regjim, nuk ka diktaturë që mund të na rezistojë ne në betejën tonë me mosbindje civile pa kthim.

Por sot, ne të gjithë demokratë dhe demokrate, kudo që jemi, jemi 33-vjeçarë, por betejën e fitojmë me 20-vjeçarët, me 22-vjeçarët, e fitojmë me të rinjtë shqiptarë.

Ata kanë ikur shumë, kanë ikur këto 10 vite qindra e mijëra nga Shqipëria, por prapë qindra e mijëra janë në Shqipëri.

Nga t’ia nisim? Tek fëmijët tanë, kudo që janë, në ballë të kësaj beteje.

Nga t’ia nisim? Tek fëmijët e popullit opozitar, në ballë të kësaj beteje.

Nga t’ia nisim? Te çdo i ri dhe e re e këtij vendi që beson në një Shqipëri europiane.

Pra, beteja pa kthim që ka nisur në parlament është drita në fund të tunelit, që duhet të ndriçojë mendjen, zemrën, shpirtin e çdo demokrati dhe demokrateje.

Duhet të bëjmë çdo gjë, t’i marrim me vete, t’i vendosim në piedestal të rinjtë e këtij vendi.

Nuk ka forcë në botë që u reziston atyre.

Ndaj dhe njëherë, duke u uruar gëzuar këtë 33-vjetorin, u bëj thirrje të jetë kjo një ditë betimi për ne dhe për çdo demokrat, betejë pa kthim deri në fitoren tonë.

Lajme të tjera |  Zgjedhjet 2025/ KQZ vendos: Tirana me një deputet më shumë, Korça me një më pak, zbardhet lista e ndarjes së mandateve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us