4 persona u vënë flakën dy makinave në Korçë, Policia: Ndodhi pas një sherri që kishin me pronarët

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës këtë të martë pasi akuzohen për zjarrvënie. Sipas bluve të Korçës, rreth orës 02:00 të mëngjesit këta persona i kanë vënë zjarrin dy makinave. Raportohet se katër autorët rreth dy javë më parë janë konfliktuar për motive të dobëta me pronarët e automjeteve, të identifikuar me inicilate G.C dhe J.C.

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë. Dogjën me zjarr 2 automjete, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia identifikon dhe shoqëron 4 autorët e dyshuar të ngjarjes. Më datë 19.03.2024, rreth orës 02:00, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, ka rënë zjarr në automjetet e shtetasve G. C., dhe J. G., ku si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore u identifikuan autorët e dyshuar të ngjarjes. Konkretisht shtetasi K. Sh., 18 vjeç; dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë djegur automjetet pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur rreth dy javë më parë, me pronarët e automjeteve G. C. dhe J. G. Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të tjera |  E shpalli ‘non grata’, Berishës nuk i del inati me Blinken: Ngriti kurthe, Donald Trump e ndaloi të futet në çdo ndërtese federale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us