Argita Malltezi shton “tymin” për hyrjen në politikë: Ftesë për qendresë përballë regjimit!

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka shtuar ‘zërat’ me deklaratën e saj më të fundit, lidhur me angazhimin në politikë. Në një intervistë të dhënë për “GazetaSi“, Argita Malltezi është pyetur edhe njëherë për angazhimin e saj në politikë, duke marrë parasysh edhe pjesëmarrjen dhe fjalimin që mbajti në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Fillimisht theksoi se kishte qenë prezente në çdo aktivitet të Partisë Demokratike, pra Kuvendi nuk ishte i pari për të, por për angazhimin e mëtejshëm la të kuptohej diçka tjetër.

Sipas saj, fjalimi ishte një ftesë për të gjithë qytetarët që t’i bëjnë ballë asaj që ajo e quan “regjimi i kryeministrit Edi Rama”.

“Mesazhi i fjalës së mbajtur ishte nevoja që çdo qytetar duhet të bëjë atë që mundet për të ndaluar të keqen! Nëse qendron indiferent ndaj së keqes ajo të vë përfund! Pra, fjala ishte një ftesë për qëndresë! Proceset politike, për fat të keq nuk janë të vetmet përpjekje për të shkatërruar opozitarizmin, por shenja të theksuara të instalimit të një regjimi. Mendoj se përballja me regjimin, pra, qendresa ndaj tij, nuk kërkon domosdoshmërisht angazhim në parti politike, por angazhim qytetar në çdo moment, në çdo gjë me të cilën përballemi,”-tha ajo në fjalën e saj.

Ndërsa, komentoi edhe mungesën e bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi, i cili aktualisht ndodhet në masën ë sigurisë “arrest shtëpie” e si rrjedhoi nuk mundi të ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit.

Lajme të tjera |  Tragjike / U godit nga makina, humb jetën 27-vjeçarja shqiptare në Itali (Foto-Emri)

INTERVISTA E MALLTEZIT:

Gazeta Si: Pse vendosët të merrni pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike, si asnjëherë më parë? 

Argita Malltezi: Kam marrë pjesë në shumicën  e aktiviteteve dhe protestave të PD që nga themelimi i saj! Nuk kam qenë prezente vetëm kur e kam pasur të pamundur për shkak të largësisë.

Gazeta Si: Nëse nuk do të ishte situata e Jamarbrit dhe zotit Berisha do të flisnit në Kuvend? 

Argita Malltezi: Fjalën e mbajtur në Kuvend e kam parë si një detyrim ndaj gjithë atyre që më kanë shprehur mbështetjen që kur nisi rrugëtimi i Rithemelimit e deri tani. Pyetjes suaj do t’i përgjigjem me pyetjen ekuivalente sipas meje: A do të ishim në këtë gjendje sikur pushteti i Edi Ramës të mos kishte deformuar dhe nxjerrë jashtë funksionit shtetin e së drejtës? Sikur gjykatat dhe prokuroria do të vepronin sipas ligjit dhe jo me urdhër dhe do të ofronin garanci edhe për qytetarin e thjeshtë që nuk ka mundësi të flasë në media? A duhet të reagojmë ne ndaj një pushteti të kriminalizuar?

Gazeta Si: Jamarbri duhet të ishte pjesë e Kuvendit. Ju shprehu keqardhje që s’mund të jetë për shkak të masës së sigurisë? 

Lajme të tjera |  Vr*u bashkatdhetarin e tij në Londër, SHQIPTARI 22-vjeçar dënohet me burgim të përjetshëm!

Argita Malltezi: Ndonëse besoj se ka qenë i mirëpërfaqësuar, duke ditur pasionin e tij në punën me strukturat, kam keqardhje për mospjesëmarrjen e tij në Kuvend. 

Gazeta Si: Pjesëmarrja juaj në Kuvendin Kombëtar do të thotë vendim për t’u përfshirë në politikë?

Argita Malltezi: Mesazhi i fjalës së mbajtur ishte nevoja që çdo qytetar duhet të bëjë atë që mundet për të ndaluar të keqen! Nëse qendron indiferent ndaj së keqes ajo të vë përfund! Pra, fjala ishte një ftesë për qëndresë! Proceset politike, për fat të keq nuk janë të vetmet përpjekje për të shkatërruar opozitarizmin, por shenja të theksuara të instalimit të një regjimi. Mendoj se përballja me regjimin, pra, qendresa ndaj tij, nuk kërkon domosdoshmërisht angazhim në parti politike, por angazhim qytetar në çdo moment, në çdo gjë me të cilën përballemi.

Megjithatë pjesëmarrja e saj nuk ishte dhe aq surprizë, pasi erdhi një muaj pas daljes së saj publike në emisionin “Top” Story” të Grida Dumës ku foli me gjuhën e një politikaneje pasi sqaroi dhe pozitat ligjore të bashkëshortit të saj të akuzuar për ‘korrupsion aktiv’ si dhe ‘pastrim parash’ në dosjen e Kompleksit ‘Partizani’

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us