8 kandidatë për 3 vende, dalin para KLP-së prokurorët që synojnë të jenë pjesë e SPAK

Paraditen e sotme në ambientet e Këshillit të Lartë të prokurorisë do të zhvillohen seancat dëgjimore me kandidatët për në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. 8 kandidatët do të kenë mundësi secili nga 30 minuta, për të paraqitur platformën e tyre, por edhe për t’u pyetur nga anëtarët e KLP. 8 kandidatët janë në garë për 3 vende vakante në Prokurorinë e Posaçme.

Intervistat do jenë me këtë renditje alfabetike:

– Albert Kuliçaj

-Anita Jella

-Bledar Maksuti

-Kreshnik Ajazi

-Ndini Tavani

-Olsi Dado

-Pali Deçolli

-Sonila Muhametaj

Prokurorët Albert Kuliçaj dhe Olsi Dados ishin të parët që shprehën interesin e tyre për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Më pas në garë u regjistra kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi i cili së fundi ishte pjesë e operacioni që zbuloi 6 vrasje të kryera nga grupi i Laert Haxhiut, pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani.

Lajme të tjera |  “Në ajër ndihet erë vdekjeje”, kaos në Teheran, banorët përpiqen të largohen masivisht prej frikës nga bombardimet

Një tjetër drejtuese rrethesh që synon emërimin në SPAK është Anita Jella nga Durrësi. Emrat e tjerë që shprehën interes janë prokurorët Pali Deçolli, Bledar Maksuti, Ndini Tavani dhe Sonila Muhametaj. Tashmë është radha e KLP-së që të vendosë se cili prej 8 prokurorëve do të jetë pjesë e treshes fituese.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us