Zamira Sina është pjesë e listës së mbyllur të PS për qarkun e Vlorës.
Pedagogia dhe dekania Sina ka qenë një ndër “banoret” më stoike të çadrës së Lulzim Bashës para kryeministrisë në vitin 2017.
Zamira Sina: Jam angazhuar politikisht pas vitit 2013. Gjatë periudhës 2017 kam qenë një zë intelektual opozitar. Gjatë asaj periudhe kam votuar ish-partinë tonë, Grida.
Ndihesh e shpërblyer tani?
Zamira Sina: Nuk më vjen keq ta pranoj publikisht se Edi Rama shihte më larg se në atë çadër. Mandatet e Ramës konkretizuan shumë gjëra, por edhe për sa i përket investimeve që qeveria e tij bëri për Vlorën. Ndoshta në atë periudhë, arsimit të lartë ende nuk i kishte ardhur radha, flas në anën financiare
Ke një zonë gjeografike në Vlorë?
Zamira Sina: Ende nuk jemi ndarë. Presim zotin Çuçin të bëjë një mbledhje me deputetët e qarkut Vlorë dhe më pas të ndahemi në bazë të zonave.
“Ka qenë në çadër zonja, pedagoge, kërkonte rritje pagash dhe sot është në listën e mbyllur”, është shprehur Edi Rama për Sinën.





