Partitë e vogla opozitare/ Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Edi Ramës! I kemi ftuar botërisht, por nuk i lejoi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mos votojnë asnjë parti tjetër opozitarë përveç koalicionit “Shqipëria Madhështore”, pasi sipas tij ata janë paterica e Edi Ramës.

Kryedemokrati u shpreh se i kane ftuar që të bashkohen me koalicionin opozitar, por nuk kane pranuar, pasi siç u shpreh ai “nuk ia kane lejuar problemet qe kane”.

Sepse ata u ftuan botërisht, pavarësisht nga mendimet e ndryshme. Nëse ju jeni opozitarë bashkohuni me ne në aleancë, por ata nuk i lejuan problemet e tyre, prandaj edhe votat për ta janë vota për Ramën”, u shpreh kreu i PD.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Berisha kishte edhe nje koment per udheheqesin e fushates elektorale te PD: “Ne kemi edhe magjistarin, kryemagjistarin, kryestrategun e fitores, sic ishte rikthimi i Donald Trump. Chris LaCivita është një fuqi natyrale”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us