Berisha nga SPAK: Ja kush është REDAKTORI që doli nga PËRGJIMET e Veliajt në burg!

Pas daljes nga SPAK, kreu i PD-së, Sali Berisha foli për mediat.

Berisha e nisi fjalimin me ironi kundrejt Ramës dhe kryebashkiakut të Tiranës,  Erion Veliaj.

Berisha tha se statuset e para te Veliajt në Facebook lidhur me arrestimin e tij janë redaktuar nga redaktori.

Sipas Berishës redaktori i Veliaj ishte kryeministri, Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Tani, siç e don dhe transparenca, me të drejtë prisni t’u rrëfej se çfarë gjeta aty brenda, çfarë kishte në sallat dhe korridoret e Skapit të partisë.

Sot, aty takova Redaktorin. Redaktori është një person, të cilin mediat e censuruan.
Mediat dëshmuan se Erion Veliaj, Lal Vjedhësi, në telefonatat e tij të panumërta, i jepte të vëllait porosi për Mjero Bazen, për Bolinon, për Yzeirin e të tjerë.

Por atë që u fshehën mediat ju, ua them unë.

Në urdhëresat dhe udhëzimet e tij ishte një shumë e veçantë. Për këtë çështje, thoshte, do pyetet Redaktori.

Kjo çështje nuk do dalë pa u pyetur Redaktori, tani, do thoni ju, cili ishte Redaktori.

Redaktori ishte Edi Rama.

Dëgjojeni miq se çfarë Jagoje i paskrupullt është.

Natën i ndërsente kundër Skapit, ditën sulmonte Etjenin se guxove të sulmonte Skapin. Ndërkohë, statuset e para janë të gjitha të redaktuara nga Redaktori.

Po çfarë po bënte Redaktori këtu?

Redaktori këtu kishte vënë përpara një telajo dhe qejf e qejf po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Po, i them unë, çfarë ke ti me këto mustaqe? Ti i ke tuat.

Epo këto të miat nuk më mbushin, e vërteta është kjo. Prandaj është i fiksuar.

Dhe çdo fjalë e tij çdo mëngjes fillon me mustaqet dhe mbaron pastaj e dini vetë me çfarë…
Në fakt në burg e ka vendin. Një audit i gjithanshëm e pret.

Lajme të tjera |  Rama tjetër mesazh kundër protestës nga hoteli luksoz Porto Montenegro: Njëherë na iku topi për shalësh, tani s’bëhet llaf më!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us