FOTO/ Po kalon moment fantastik në Greqi, Lazio i shkruan Strakoshës PUBLIKISHT në ditën e veçantë

Ditën e sotme Thomas Strakosha festoi 30-vjetorin e lindjes. Kjo ditë e veçantë, e zuri portierin krah kojtarëve të Kombëtares shqiptare në grumbullimin para ndeshjes me Anglinë.

Urimet për të nuk munguan nga shokë, FSHF apo dhe presidenti Duka, teksa është edhe klubi i Lazios që e ka uruar gardianin kuqezi. Klubi italian nuk ka harruar ditëlindjen e ish-it të tyre.

“Gëzuar ditëlindjen Thomas”, shkruan Lazio në faqen zyrtare. Ndërkohë që krah urimit, klubi kryeqytetas italian ka vendosur edhe foto të momenteve më të bukura që Strakosha ka kaluar te lacialët.

Përsa i përket portierit shqiptar, kujtojmë që Strakosha këtë sezon aktivizohet me ekipin e AEK në Greqi. Në 28 ndeshje të luajtura, 14 herë e ka mbajtur portën e paprekur.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us