“M’u fik mjeti sepse më mbaroi nafta”/ Katër të rinjtë u dogjën brenda Benz-it, zbardhet dëshmia e shoferit të betonierës!

Është zbardhur dëshmia e Aleksandër Krrashit, shoferit 24-vjeçar tw betonierës, me të cilën u aksidentua Benz-i ku udhëtonin 4 të rinjtë që u dogjën brenda mjetit pas përplasjes së fortë.

24-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se sapo ka hyrë në rrugën kryesore i është fikur mjeti pas i kishte mbaruar nafta.

Ai ka deklaruar se provoi ta ndezë dy herë dhe më pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë. Sipas dëshmisë, 24-vjeçari ka harruar të ndezë bllokazhin e betonieres.

Ndërkohë mësohet se në dëshminë e parë, shoferi nuk ka treguar të vërtetën pasi ka deklaruar se ishte në lëvizje, por më pas ka ndryshuar versionin.

Ndërkohë ka dyshime se 24-vjeçarit i është prishur betonieria dhe më pas iu është fikur.

Lajme të tjera |  Të panjohurat e Papës së ri: Jeta e tij si misionar, simpatia Gjon Palit të II dhe pasioni i tij për tenisin

I riu nuk ka ndezur bllokazhin dhe as nuk ka vendosur në rrugë trekëndëshin që përdoret në rast defektesh kur ngel prishet mjeti.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us