Kostoja e jetesës në Tiranë, një familje me 4 vetë i duhen 2.3 mln lekë në muaj

Ekonomia familjare mbetet një nga çështjet më të diskutuara në Shqipëri. Por cila është kosto reale e jetetës veçanërisht në Tiranë?

Një familje me katër persona në Tiranë, pa qiranë, ka një kosto mujore prej 2.3 milionë lekë, sipas ‘Numbeo’, databazës glonale që mat kostot e jetesës kudo në botë. Ndërsa për një person të vetëm kosto mujore arrin mbi 600 mijë lekë, pa qira. Tirana, sipas Numbeo-s, del me një kosto të lartë që është sa 56.1 % e kostos së jetesës në New York.

Kostoja e jetesës në Tiranë, një familje me 4 vetë i

Kostot e larta të jetesës në Tiranë në njërën anë kanë si shkak çmimet e larta dhe nga ana tjetër, të ardhura të ulëta për të përballuar blerjen e mallrave e shërbimeve.

Nga 141 qytete europiane, Tirana u rendit në vendin e 92 për kostot e larta të jetesës sipas indeksit të publikuar në këtë fillimvit nga “Numbeo”.  Indeksi i kostos së jetesës merr në konsideratë kostot e qirasë, shpenzimet e tjera mujore pa qiranë, indeksin e produkteve ushqimore, çmimet e restorantit dhe indeksin lokal të fuqisë blerëse.

Kostoja e lartë e jetesës në Tiranë ndikohet më së shumti nga çmimet e produkteve ushqimore. Sipas “Numbeo”, më 2025 indeksi i çmimeve të produkteve ushqimore shënoi 42.5%, çka do të thotë se një banor i Tiranës shpenzon në muaj sa 42.5% e një banori në Nju Jork

Lajme të tjera |  Lajmi i keq për shqiptarët/ Nis rritja e çmimit të kafes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us