Nuk kishte ndodhur prej 30 vitesh, Thomach Tuchel vazhdon të surprizojë te Anglia

Anglia ndaj Letonisë mbrëmjen e djeshme mori fitoren e dytë rresht në kualifikueset e Kupës së Botës. Anglezët pas 2-0 që fituan me Shqipërinë, ndaj letonezve triumfuan 3-0, duke shënuar kështu 5 gola dhe duke mos pësuar asnjë.

Por në sfidën e djeshme, Thomas Tuchel surprizoi sërish. Gjermani për herë të parë pas 30 vitesh nuk preferoi në formacionin titullarë asnjë lojtar nga ekipi i Manchester Cityt, Liverpool dhe Manchester United.

Diçka e tillë sigurisht ka surprizuar edhe tifozët, por Tuchel në aventurën e tij angleze ka vendosur të surprizojë herë pas here me vendimet e tij.

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us