“Kurajoz dhe i ndershëm”/ Rama: Altin Dumani ka të gjithë solidaritetin tim përballë sulmeve kafshërore! PS në dispozicion të drejtësisë

Kryeministri Edi Rama nënvizoi edhe një herë mbështetjen ndaj Dumanit, përballë sulmeve të Sali Berishës dhe opozitës për ta shkrirë.

Duke iu përgjigjur komentuesve të cilët e pyetën se çfarë bëri për të luftuar korrupsionin tha:

“Gjyqet që po zhvillohen si thua ti? Nuk kanë lidhje me asnjë vullnet të PS-së. Po të mos ishte PS nuk do të ishte këtu.
Altin Dumani ka të gjithë solidaritetin tim përballë sulmeve kafshërore e deri kundër familjes së tij. Nuk ka ardhur nga hëna, as nuk e kanë sjellë me avion nga SHBA apo Europa kur u ngrit institucioni i SPAK. Ka qenë këtu. E kishit dëgjuar Dumanin ndonjëherë. Jam i bindur që ka qenë i ndershëm dhe kurajoz. Pse nuk kishte thirrur Altin Dumani ndonjë politikan atëherë?!

Lajme të tjera |  Rama nga Samiti BE–Ballkani Perëndimor: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Pse nuk kishte marrë Altin Dumani ndonjë politikan, sepse nuk kishte ardhur akoma koha që solla unë e PS, që bëmë reformën në drejtësi e dorëzuam shpatën e ndëshkimit drejtësisë. Vumë organizmin e vetë PS-së në dispozicion të drejtësisë për të përshkallëzuar luftën kundër korrupsionit dhe për ti kërkuar drejtësisë të ndërhyjë kudo që shikon të arsyeshme të ndërhyjë dhe për të pastruar shtëpinë tënde. Nuk të duket plan.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us