Titullar në debutimin me Kombëtaren, vjen reagimi nga Juljan Shehu

Juljan Shehu ishte një nga risitë në listën e Kombëtares shqiptare, për ndeshjet e muajit mars, kundër Anglisë dhe Andorrës. Në ndeshjen përballë “3 Luanëve”, mesfushori nuk luajti asnjë minutë.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme në fitoren 3-0 përballë Andorrës në “Arenën Kombëtare”, Shehu ishte titullar, madje qëndroi në fushë gjatë gjithë lojës. Një paraqitje mjaft pozitive për numrin 4 të Kombëtares shqiptare.

Ndërsa ditën e sotme, është vetë 26-vjeçari që ka reaguar për herë të parë pas ndeshjes së tij debutuese si kuqezi. “Forca Shqipëri. Debut”, shkruan Shehu në rrjetet sociale.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani në “delir”, mesfushori i Kombëtares kap shifrën e pabesueshme në miqësoren përballë Izraelit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us