‘Tapë’ dhe pa leje drejtimi, 36-vjeçarja në Korçë vjedh një makinë! Më pas bën aksident

Anjeza Lilollari, 36 vjeçe është vënë në prangat e Policsë së Korçës këtë të dielë pasi akuzohet për vjedhjen e një makine. Por jo vetëm kaq, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi ajo ka përplasur dy automjete. Fatmirësisht janë regjistruar vetëm dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen A. L., 36 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet, me të cilin duke qenë në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur 2 automjete të tjera dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale

Lajme të tjera |  Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us