Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, mbajti me forcë një 15-vjeçare në banesë

Policia në Tiranë njofton se ka arrestuar një 27-vjeçar. Ai dyshohet se ka mbajtur pa dëshirën e saj në banesën e tij një 15-vjeçare.

Adoleshentja dyshohet se është ngacmuar nga 27-vjeçari. Policia gjatë kontrollit i gjeti një thikë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, njofton policia e Tiranës.

Lajme të tjera |  Rama nga Mali i Zi: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us