Nelson Weiper dhe Brajan Gruda te Shqipëria? Postimi i babait të futbollistit “ngre” peshë tifozët shqiptarë

Brajan Gruda dhe Nelson Weiper janë futbollistë me shumë perspektivë për të ardhmen. Aktualisht të dy janë pjesë e Gjermanisë U-21, por në të ardhmen mund t’i shikojmë të përfaqësojnë kuqezinjtë në arenën ndërkombëtare. Është pikërisht postimi i babait të Nelsonit që “ngre” peshë zemrat e tifozëve shqiptarë.

Në postimin e tij në “Facebook” Klaus weiper ka publikuar një foto të Grudës dhe Weiper, ndërsa  e ka shoqëruar me shkrimin “Dy shqiponjat”, duke i vendosur gjithashtu edhe simbolin e shqiponjës dhe flamurin kuqezi .

Një “sinjal” i fortë për Sylvinhon, stafin e tij dhe FSHF-në për të tentuar sërish që t’i bindin talentet shqiptare për të veshur fanellën e Kombëtares në të ardhmen.

Lajme të tjera |  “Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim fat për të shënuar”, Hoxha hedh “dritë” mbi të ardhmen: Nëse është kismeti për...

Kujtojmë se Nelsoni ka lindur në Gjermani, por nëna e tij është me origjinë shqiptare dhe kjo i jep atij të drejtën që në të ardhmen të mbajë veshur fanellën e Kombëtares shqiptare.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us