“Asnjë vend në Tokë nuk është i sigurtë”, Trump tarifon edhe ishujt e shkretuar ku jetojnë vetëm pinguinë

Një grup ishujsh të djerrë, të pabanuar vullkanikë pranë Antarktidës, të mbuluara nga akullnajat dhe që njihen si shtëpi e pinguinëve, janë përfshirë në luftën tregtare të Donald Trump, pasi presidenti amerikan i goditi ata me një tarifë 10% për mallrat.

Ishulli Heard dhe Ishujt McDonald, të cilët formojnë një territor të jashtëm të Australisë, janë ndër vendet më të largëta në Tokë, të arritshme vetëm nëpërmjet një udhëtimi dy-javor me varkë nga Perth në bregun perëndimor të Australisë. Ato janë krejtësisht të pabanuara, dhe njeriu i fundit ka qenë aty 10 vite më parë.

Megjithatë, ishujt Heard dhe McDonald u shfaqën në një listë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë e “vendeve” që do të kishin tarifa të reja tregtare.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, tha të enjten se “asnjë vend në Tokë nuk është i sigurt”.

Ishulli Heard dhe Ishujt McDonald janë ndër disa “territore të jashtme” të Australisë të listuara veçmas në listën tarifore të Australisë, e cila do të shohë një tarifë prej 10% të vendosur për mallrat e saj.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Territoret e jashtme janë pjesë e Australisë dhe jo vetëqeverisëse, por kanë një marrëdhënie unike me qeverinë federale. Territore të tilla të paraqitura në listën e Shtëpisë së Bardhë ishin Ishujt Cocos (Keeling), Ishulli i Krishtlindjeve dhe Ishulli Norfolk.

Ishulli Norfolk, i cili ka një popullsi prej 2,188 banorësh dhe shtrihet 1,600 km (1,000 milje) në veri-lindje të Sidneit, u godit me një tarifë prej 29% – 19 pikë përqindjeje më e lartë se pjesa tjetër e Australisë.

Në vitin 2023, Ishulli Norfolk eksportoi mallra me vlerë 655,000 dollarë në SHBA, me eksportin kryesor të këpucëve prej lëkure me vlerë 413,000 dollarë (658,000 dollarë amerikanë), sipas të dhënave të Observatorit të Kompleksitetit Ekonomik.

Lajme të tjera |  “Politika është k*rvë”, Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi: Të tregojmë se në trojet tona jemi më të mirë se ata

Por George Plant, administratori i ishullit Norfolk, i kundërshtoi të dhënat. Ai i tha se “nuk ka eksporte të njohura nga ishulli Norfolk në Shtetet e Bashkuara dhe nuk ka tarifa ose barriera të njohura tregtare jotarifore për mallrat që vijnë në ishullin Norfolk.”

Albanese tha të enjten se “Ishulli Norfolk ka një tarifë prej 29%. Nuk jam plotësisht i sigurt se ishulli Norfolk, në lidhje me të, është një konkurrent tregtar me ekonominë gjigante të Shteteve të Bashkuara, por kjo thjesht tregon dhe ilustron faktin se asnjë vend në Tokë nuk është i sigurt”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us