VIDEO/ 40 vjeç dhe “bën ligjin” në derbi, Cristiano Ronaldo nuk i kursen golat kundër Al Hilal

Edhe pse në muajin shkurt ka mbushur plot 40 vjeç, Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të ndalet. Ylli portugez është bërë sërish protagonist mbrëmjen e sotme në përballjen mes Al Hilal dhe Al Nassr.

Këta të fundit arritën të fitonin me rezultatin 3-1 në transfertë, dy gola i realizoi Ronaldo. Në golin e tij të parë personal, “5 herë Topi i Artë” u shërbye nga Sadio Mane duke arritur të shënojë.

Ndërsa në golin e dytë u gjend tek pika e bardhë e penalltisë dhe arriti të mposhtë portierin kundërshtar për të dytën herë. Cristiano Ronaldo tashmë mbërrin në shifrën e 931 golave në karrierë.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us