Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë stadiumin e ri “Selman Stërmasi” me kulla

Një bashkim kompanish i përbërë nga OMA + RH DHV + LOLA Landscape Architects + Albanian Investment Construction sh.p.k + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k është shpallur fituese e konkursit për rijetëzimin e stadiumit ‘Selman Stërmasi”.

Tre të parat janë kompani hollandeze. OMA dhe Lola Landscape janë studio arkitekturore që kanë bërë projektin. RHDHV njihet ndryshe si Royal Haskoning, një kompani hollandeze e konsulencës inxhinierike, e cila po menaxhon tenderin e portit të ri në Porto Romano.

Ndërkohë dy kompanitë e fundit janë kompani shqiptare ndërtimi, që me gjasa do të jenë dhe zbatueset e projektit.

Në fazën finale të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, ishin 5 skuadrat finaliste, ku OMA u zgjodh fituese.

Skuadrat finaliste prezantuan konceptet arkitektonike për një Stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s.

Korporata e Investimeve Shqiptare kishte hapur zyrtarisht garën për rindërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, në fillim të këtij viti.

Lajme të tjera |  SPAK sekuestron një vilë në Dhërmi për të cilën dyshon se është në pronësi të Ballukut, shtohen dy akuza të reja

Ndërtuesit
Por kush janë kompanitë që do të ndërtojnë stadiumin e ri Selman Stermasi bashkë me paketën e kullave ngjitur me të. Albanian Investment Construction është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2004, ndërkohë që në vitin 2023 realizoi një xhiro prej 3.8 milionë eurosh.

Aksionet e saj zotërohen nga tre ortakë. Alban Peza zotëron 75.52 për qind të aksioneve, Arben Peza ka 6.16 për qind, ndërsa Vilson Ahmeti zotëron 18.32 për qind të kuotave. Ky i fundit ka mbajtur postin e kryeministrit të Shqipërisë në vitet 1991-1992, pas rënies së sistemit komunist.

Kompania e dytë ndërtuese, Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k zotërohet në masën 100 për qind nga Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Tregtisë. Kjo kompani është themeluar në vitin 2007 dhe për vitin 2023 realizoi një xhiro prej gati 3 milionë eurosh.

Lajme të tjera |  “Miliarderët synojnë edhe strehimet nëntokësore të Enverit” - Gazeta gjermane: Ivanka e zbuloi Sazanin me bikini...

Projekti
Projekti i investimit realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti. Kompanitë private do të ndërtojnë stadiumin e ri me paratë e tyre sipas modelit të Arenës Kombëtare dhe në këmbim do të kenë të drejtën e ambienteve dhe tokësh përreth, ku do të ngrenë disa kulla.

Stadiumi i ri do të jetë i kategorisë IV të UEFA-s, që do të thotë i gatshëm për të pritur ndeshje të niveleve më të larta, përveç finaleve shumë të rëndësishme që kërkojnë stadium me mbi 50 mijë vende.

“Selman Stërmasi”, i njohur ndryshe edhe si ish-stadiumi “Dinamo”, ndodhet në një prej zonave më të lakmuara të kryeqytetit, “Komuna e Parisit”, dhe investimi në të do të sjellë edhe një rikualifikim të zonës rreth tij për përdorim publik dhe privat./Kapitali

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us