ZYRTARE/ Fundi i një epoke me Bayern Munich, lojtari gjerman do të largohet në fund të sezonit

Tashmë nuk ka më dyshime, Bayern Munich dhe Thomas Muller do të ndajnë rrugët në fund të sezonit. Para pak ditësh, këtë lajm e bëri të ditur gazetari Fabrizio Romano.

Por tashmë është vetë klubi bavarez që ka njoftuar se Thomas Muller nuk do të jetë më pjesë e ekipit që nga sezoni i ardhshëm. Gjithashtu dhe vetë 35-vjeçari ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se do të largohet.

Në vitin 2000, Muller u bë pjesë e akademisë së të rinjve të Bayernit, duke u shndërruar më pas në një legjendë të klubit. Për 16 vite me ekipin e parë, gjermani arriti të fitojë 33 trofe me fanellën e kuqe.

Lajme të tjera |  Myrto Uzuni vijon të mbetet jashtë ekipit, rrezikon “përjashtimin” edhe sulmuesi i Premier League (ARSYEJA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us