“Është një lojtar i fortë”, Marco Giampaolo për Medon Berishën: Më pëlqen, por …

Marco Giampaolo ka folur ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të takimit që Leçe do të luajë në shtëpi kundër Venezias. Duel ky që do të startojë në orën 12:30 dhe që është shumë delikat për skuadrën e Lecces.

Timonieri i skuadrës italiane përveç se analizoi këtë përballje,  foli edhe për Medon Berishën dhe mundësia që mesfushori shqiptarë ta nisë si titullarë. Giampaolo theksoi se Berisha është një futbollist që i pëlqen, por zgjedhje bëhen në bazë edhe të kundërshtarit që kanë përballë.

“Berisha është një lojtar i fortë dhe ka gjithë respektin tim. Ai do të duhet të bëjë hapat e tij, të marrë vazhdimësinë në ndeshje. Zgjedhjet e lojtarëve nuk janë kurrë absolute, ato janë të finalizuara edhe për llojin e ndeshjes dhe llojin e kundërshtarit. Zgjedhjet i bëj herë pas here në bazë të opsioneve. Berisha është një lojtar që më pëlqen”, ka theksuar timonieri i Lecces.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us