U ngjitën për herë të parë në Superiore, Vora reagon menjëherë për suksesin historik

Në Vorë është festë e madhe. Skuadra e drejtuar nga Arian Bellai ditën e sotme ka shkruar historinë në futbollin shqiptarë.

Kryesuesit e Kategorisë së Parë ditën e sotme triumfuan 2-0 përballë Burrelit dhe në këtë mënyrë kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Superiore. Një sukses i jashtëzakonshëm nga futbollistët, stafi dhe klubi, të cilët për herë të parë në historinë e tyre sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë më të lartë në futbollin shqiptarë.

Për këtë sukses ka reaguar menjëherë klubi. Në rrjetet sociale kanë shkuar se tashmë misioni i tyre për të siguruar Superioren tashmë ëhstë kompletuar.

“Misioni u kompletua, Superiore ne po vijmë”,shkruhet në postimin e kryesuesve të Kategorisë së Parë, të cilët tashmë janë një hap drejt titullit në këtë kategori.

Lajme të tjera |  “Deri tani s’kemi fituar asgjë, jemi me këmbë në tokë”, Gvozdenovic para Vllaznisë: Fokusohemi tek kjo ndeshje, janë javë të rëndësishme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us