ZYRTARE/ “Tronditet” Superliga, klubi kryeqytetas ndërpret bashkëpunimin me trajnerin

Jean-Michel Cavalli nuk do të jetë më trajneri i Prishtinës, me teknikun 67-vjeçar që ka mbyllur aventurën e tij me bardheblutë. Pas 28 ndeshjesh në krye të ekipit që militon në Superligën e Kosovës, kësaj aventure i ka ardhur fundi.

Është vetë klubi bardheblu që ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me Jean-Michel Cavalli. Shkak për “lamtumirën” e francezit me kryeqytetasit është bërë gjendja shëndetësore e 67-vjeçarit.

Njoftimi i klubit të Prishtinës:

Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas një marrëveshjeje të përbashkët, FC Prishtina ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Jean-Michel Cavalli.
E falënderojmë trajnerin Cavalli për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub, duke i uruar shëndet të plotë dhe shumë suksese në të ardhmen, si në aspektin personal ashtu edhe profesional.
Merci, Mr. Cavalli!

Lajme të tjera |  Agjenti i njohur shqiptar kryen transferimin rekord nga Danimarka në Portugali!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us