Berisha prezanton kandidatët në Elbasan, Sula i kujton Primaret: Kryemagjistarët e listave e kthyen statutin e PD në letër bakalli

Deputeti Dashnor Sula, i cili u la jashtë listave të PD, nuk ka kursyer kritikat dhe ironinë, ndërsa Sali Berisha po prezanton sot kandidatët për deputetë të qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një reagimi në facebook, Sula ka kujtuar Primaret, proces që u promovua si garanci e demokracisë brenda PD, por që u zhbënë nga vetë Berisha.

Ai shkruan se demokratët e besimit të krishterë janë të papërfaqësuar në Elbasan, ndërsa akuzon Berishën se ka injoruar anëtarësinë e PD në këtë qark duke ‘djegur’ votat e tyre në Primare.

Deputeti shton se statuti i partisë është kthyer në një ‘letër bakalli’ nga ata që ai i quan si ‘kryemagjistratët’ e listave.

“Kush i përfaqëson demokratët e besimit të krishter në listën e PD në Elbasan?! Zhdukja nga lista e kandidatëve e deputetit që mbështet shtetin ligjor dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë. Injorimi i antarësisë së Partisë Demomratike të Elbasanit duke i djegur e bërë hi votatat e tyre në Primare.

Lajme të tjera |  Erdogan "qetëson" Greqinë: Nuk iu bëjmë gjë, nëse qendroni mirë

Mospërfaqësimi i 6 bashkive nga 7 që ka qarku Elbasanit me kandidatë në listën e kandidatëve për deputetë. Diskriminimi dhe përçmimi që u është bërë Demokratëve dhe votuesve të zonave rurale në Qarkun e Elbasanit duke mos i përfaqësuar me emra në listë të mbyllur, nuk janë të vetme të probleme në listë e kandidatëve të PD për deputetë.

Pyetje për Kryestrategët e Kryemagjistarët që bërën listat e kandidatëve të PD, kush do ti përfaqësojë votuesit demokrat të besimit të krishter në Elbasan pas 11 majit?  Deri në fund të këtij mandati i ka përfaqësuar denjësisht, me shumë përkushtim dhe integritet Doktoresha Zheni Gjergji, por pas Shtatorit të këtij viti KUSH?

Lajme të tjera |  Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Përgjigja është: Askush! Kryemagjistarët e listave të PD e kthyen STATUTIN e Partisë demokratike në Letër Bakalli, votat e demokratëve i shnderruan në hi që zhduket pa lënë gjurmë, demokratët e fshatrave i braktisën po ashtu edhe demomratët e komunitetit të Krishterë.

Lista është për primarin jo demokratët.”, shkruan Sula.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us