Video PREKËSE/ Nëna e Ilaria Sulës shpërthen në LOT: Ku je ti o shpirt i mamit!

I jepet sot lamtumira e fundit 22-vjeçare shqiptare, Ilaria Sula, e cila u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, i cili pasi e vrau e hodhi në një greminë duke e futur në një valixhe.

Mesditën e sotme në zonën e Ternit në Itali u zhvillua varrimi i saj, ndërsa më herët në banesën e familjes shqiptare ka mbërritur dhe arkivoli i Ilarias, e shoqëruar nga të afërmit e saj.

Prekëse kanë qenë fjalët e nënës së 22-vjeçares jashtë shtëpisë, teksa thërriste emrin e të bijës mes lotësh.

“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit.

Të solla mami tek shtëpia, se the do të vij në shtëpi, të solla mami tek shtëpia o zemër, o Ilaria hapi sytë”, dëgjohet tek qante me dënesë nëna e Ilarias.

Lajme të tjera |  Detaje nga rrëmbimi dhe vrasja e 23-vjeçarit në Mat, dyshohet se autorët u prezantuan si policë: Do të të çojmë në komisariat...

Kujtojmë se Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut.

23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë.

Ndërkohë siç raportojnë mediat italiane, pak ditë pasi i riu ka vrarë Ilarian dhe e hodhi atë në një greminë, ka çuar mjetin e tij në një servis, si dhe ka kërkuar pastrim të makinës.

Lajme të tjera |  Më shumë të vdekur sesa foshnje/ Gjermania shënon numër rekord banorësh

Punonjës të servisit ku Mark Samson çonte mjetin e tij për riparim, e kanë përshkruar atë si një djalë të sjellshëm dhe se nuk kishin menduar kurrë që ai mund të bënte diçka të tillë.

Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli.

Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, i cili ndodhet në qeli. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us