Mark Samson, autori i vrasjes së shqiptares Ilaria Sula i ka dërguar një letër nga burgu familjes së 22-vjeçares, ku kërkon falje. 23-vjeçari filipinas përmes letrës thotë se çdo ditë mendon për krimin mizor që ka bërë. Ai shpreht në letër se nuk është duke u përpjekur të zvogëloj përgjegjësitë e tij ose të shpëtoj nga pasojat e veprimeve, por është gati të paguaj për mëkatet.
LETRA:Po shkruaj nga qelia ime, ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur. Është e parëndësishme të kërkosh falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarisë, nuk e respektova kur ajo donte të më linte. U çmenda nga dhimbja dhe humba kontrollin. Jam i vetëdijshëm se asgjë që mund të them apo të bëj sot nuk do ta lehtësojë sadopak dhimbjen e familjes. Unë nuk jam duke u përpjekur të zvogëloj përgjegjësitë e mia ose të shpëtoj nga pasojat e veprimeve të mia, unë jam gati të paguaj për mëkatet e mia pa asnjë justifikim.
Pas letrës, një përgjigje ka ardhur edhe nga prindërit e të ndjerës, Flamur dhe Gëzime Sula, të cilët nuk kanë pranuar asnjë justifikim.
“Kthejeni vajzën tonë Ilaria dhe ne do të pranojmë faljen”, i kanë kthyer përgjigje Flamur dhe Gëzime Sula vrasësit të së bijës, Mark Samson pas letrës ku 23-vjeçari u kërkonte familje për krimin e tyre.
Giuseppe Sforza, avokati i familjes shqiptare, deklaroi se pas letrës prindërt e Ilarias janë shprehur: Më thanë se nuk do të pranojnë asnjë justifikim.
Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë.
Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli.Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet.





