Agron Shehaj dhe gazetari Arion Sulo janë përfshirë në një debat teksa ishin të ftuar në “Top Story” në Top Channel.
Sulo i tha Shehajt, se partia e tij dhe partitë e tjera të vogla janë pengesë edhe për rotacionin politik.
Kreu i Partisë Mundësia, u përgjigj duke thënë se po lufton për ndryshimin, ndërsa shtoi se “Mundësia” është e vetmja parti që s’ka dorë të fshehtë nga pas që e financon.
Shehaj: Ne jemi e vetmja parti që s’kemi një dorë nga pas që na financon.
Sulo: Kë ka Desh Shehaj financues?
Shehaj: Nuk e di. Të thotë kë ka. Po të doja rotacionin, unë s’dilja fare nga PD. Shumë mirë isha aty.
Sulo: Kritikët thonë që ju dhe partitë e tjera jeni pengesë edhe për rotacionin.
Shehaj: Kur zgjedh të punosh për ndryshimin është e qartë që do punosh për rotacionin ose për ndryshimin. Unë po luftoj për ndryshimin. Unë nuk vë asnjë datë… nëse ke zgjidhje për ndryshimin…
Shehaj: Shqiptarët kanë ikur…
Sulo: Ke qenë në një parti që ke thënë të kundërtën. Ke thënë që kryeministri qenka më i korruptuar.
Shehaj: Ça kam thënë, e them. Kam qenë brenda PD për të sjellë ndryshimin, dhe atë po e bëj me projektin politik.