ZYRTARE/ “Mbretërimi i mbretit vazhdon”, Mohamed Salah rinovon me Liverpool

Lajme të mira kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në ambientet e klubit të Liverpoolit. Mohamed Salah nuk do të largohet nga “The Reds” duke rinovuar kontratën me ta tashmë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Liverpool nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare. “Mbretërimi i Mbretit vazhdon.”, ka shkruar ekipi anglez në një fotografi të Salah në “Anfield” pasi rinovoi kontratën.

Ylli egjiptian do të jetë me Liverpool edhe për dy vitet e ardhshme, me kontratën e tij që skadon tashmë në vitin 2027. Kontrata e mëparshme skadonte në verën e këtij viti, por “mbreti egjiptian” vendosi të qëndrojë.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us