Nedim Bajrami i pakënaqur nga Ferguson, vetëm 144 minuta në 8 takimet e fundit për shqiptarin

Edhe mbrëmjen e djeshme ndaj Athletic Bilbaos, Nedim Bajrami nuk ishte në zgjedhjet e trajnerit Barry Ferguson. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u inkuadrua në lojë në minutën e 95’ duke qenë në fushë për pak minuta.

Rangersi i tij barazoi në aktin e parë të çerekfinales së Europa League përballë skuadrës baske. Që nga ardhja e teknikut të ri Barry Ferguson, Nedim Bajrami nuk ka marrë mjaftueshëm minuta.

Janë 144 të tilla në 8 takimet e fundit të tij me skuadrën e Rangers, duke arritur të shënojë dhe një gol. Ekipi i Glasgout e transferoi 26-vjeçarin verën e vitit të kaluar nga Sassuolo për shifrën e 4 milionë eurove.

Lajme të tjera |  “Goli në ‘San Siro’ do të ishte fantastik”, Gjimshiti elozhe Milanit: Pavarësisht problemeve, është një nga skuadrat më të forta në Serie A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us