ZYRTARE/ Etrit Berisha i jep fund “papunësisë”, portieri i Kombëtares shqiptare bën rikthimin e BUJSHËM

Etrit Berisha ka bërë një rikthim të bujshëm në Suedi. Ai ka vendosur që të rikthehet në ligën suedeze, por këtë herë jo tek Klamar. Portieri i Kombëtares shqiptare është bashkuar me ekipin e BK Hacken.

36-vjeçari ishte pa ekip që prej korrikut të vitit 2024, kur ndërpreu kontratën me klubit italian të Empolit. Ndërkohë që tashmë rikthehet në fushën e blertë, si protagonist në Suedi, pas plot 16 vitesh.

Kujtojmë se Berisha ka një karrierë të pasur. Futbollisti i dalë nga ekipi i 2Korrikut, përveç se me Kalmar, ka luajtur në Itali me Lazion, Atalantën, SPAL, Torinon dhe Empolin.

Lajme të tjera |  “Kokë më kokë” për mbijetesën, Tirana di si të fitojë përballë Teutës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us