“Gërdeci”! Mediu në GJKKO: Transporti i municioneve, jo kompetencë e Ministrisë së Mbrojtjes

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur paraditen e së premtes në GJKKO ku u mbajt seanca e radhës për dosjen Gërdeci. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 22 Prill në orën 11:00.

Ish-ministri i Mbrojtjes është shprehur se transporti i municioneve ushtarake nuk ishte përgjegjësi e Ministrisë së Mbrojtjes, por operacione që kryhen nga Forcat e Armatosura. Në deklaratën e tij Mediu argumenton se ish-administratori i firmës “Alba Demil”, Mihal Delijorgji ka punuar në Gërdec që në kohën kur kryeministër ishte Pandeli Majko, ndërsa theksoi se më së shumti telefonata Delijorgji ka patur me shefin e Shtatbit të FA, Luan Hoxha sesa vetë ai si ministër i Mbrojtjes.

“Mihal Deliojorgji ka punuar në Gërdec për tanket, në kohën e Majkos. Shefi i shtabit i Forcave të Armatosura Luan Hoxha kishte 300 telefonata me Deliorgjin, ministri zero të tilla. Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshëm, del qartë, që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes. Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshëm, del qartë, që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes. Sipas ligjit për buxhetin, fondet e donatorëve për demontim, konsiderohen si pjesë e buxhetit të Ministrisë se Mbrojtjes, qoftë grante, qoftë kredi. Në çdo rast tjetër transporti është bërë nga Forcat e Armatosura”,- deklaroi Mediu.

Ndërkohë në dalje nga gjykata, për mediat ai u shpreh se pretendimi i prokurorisë është i pabazë.

Lajme të tjera |  "Të kanë vjedhur hajdutët ty, jo sipërmarrësit"/ Shehaj debat me Bushatin për biznesin, taksat dhe oligarkët

“Kjo tregon se sa i pabazë është gjithë pretendimi i prokurorisë që ka thënë dhe vetë që nuk dimë çfarë janë kalibrat, por bazohet pastaj në një analizë në dëshirën e shtuar të ekspertëve për të shtuar çfarë thonë librat rusë. Nuk kam qenë ministër i Traktatit të Varshavës, jam përpjekur për Shqipërinë që të bëhet vend anëtar i NATO-s”, tha Mediu

Kujtojmë se më 9 tetor, GJKKO refuzoi kërkesën e Mediut për riekspertim pjesor për kostot e dëmit financiar të shkaktuar në Fabrikë. SPAK deklaron nga akti i ekspertimit financiar dalin dëmet e shkaktuara nga veprimet dhe mosveprimet e Mediut, gjë që sipas organit të akuzës provon shpërdorimin e detyrës prej tij. Këto pretendime janë kundërshtuar nga Mediu.

Lajme të tjera |  Vrasja e Ilaria Sulës, zbardhet dëshmia e nënës së Mark Samson: Dukej si një demon, pata frikë se...

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us