VIDEO/ Lazio nuk arrin të mbajë rezultatin, Roma i përgjigjet me “perlën” e Soule

Derbi i kryeqytetit të Italisë mes Lazios dhe Romës ka përfunduar në barazim me shifrat 1-1. Kjo ishte sfida e fundit e ditës së diel e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit italian.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, me Lazion që kaloi në avantazh falë një goli të Romagnolit me kokë. Megjithatë, Roma iu kundërpërgjigj vendasve me një perlë të Matias Soule, gol i cili u konfirmua nga teknologjia pasi kishte kaluar vijën fatale të portierit.

Roma mbetet në vendin e shtatë të klasifikimit me 54 pikë, pesë pikë larg zonës Champions. Lazio nga ana tjetër është një vend më sipër se verdhekuqtë, por dy pikë më shumë.

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

Goli i Romagnoli

Goli i Soule

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us