Krimet zgjedhore/ Spahiu: Votat i blen partia që mund humbas dhe jo partia që ka të sigurt fitoren

Juristi Kreshnik Spahiu, teksa u ndal tek fushata elektorale, tha se fushata këtë vit po bëhet në rrjetet sociale, dhe partitë nuk janë duke shpenzuar shumë para si në vitet e kaluara.

Ai tha se votat i blen partia që mund humbas dhe jo partia që ka të sigurt fitoren në zgjedhje.

‘Një arsye pse këtë vit është fushatë e dobët është se këta s’duan që të shpenzojnë para dhe po e bëjnë fushatën në rrjetet sociale, në video ku dalin dhe flasin dhe e gjitha kjo nuk ka qenë më parë. Në rastet kur rezultati dihet, para nuk hedh ai që e ka fitoren në xhep, por hedh humbësi, por edhe ai në mënyrë të kufizuar. Para hedhin ata që janë në listë të hapur që se kanë të sigurt fitoren. Parlamenti do dominohet nga deputet që kanë qenë në lista të mbyllura’, tha ai.

Ai e konsideroi fushatën e këtij viti si më të dobën në 35 vitet e fundit.

Lajme të tjera |  Riatdhesohet emigranti i parë nga kampi i Gjadrit, media italiane: Ishte dënuar për disa akuza

‘Kam vite që e ndjek me detaje fushatat dhe di të them që fushata e këtij viti është më e dobëta në 35 vite. Të dy takimet hapëse të PD dhe PS me gjithë përpjekjet për të mbushur sheshet ka një detajë tjetër që e minon entuziazmin e të dyja partive, mënyra e ftohtë e reagimit të pjesëmarrësëve. Ishin shumë jo entuziastë dhe për këtë ka disa arsye. Në një ndeshje ku dihet rezultati spektatorët janë tifozë pasiv nuk ka entuziazëm. Ka një mungesë entuziazmi edhe për shkak se nuk pritet rotacion politikë. Shanset për të pasur rotacion politikë janë zero’ tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us