Në prag të ndeshjes Shqipëri – Luksemburg, në kuadrin e miqësores, ka folur para mediave trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran.
Sa ju ka vlejtur ndeshja e parë për të ndryshuar diçka në skuadër?
Mendoj se janë bërë disa gjërë mirë dhe disa jo aq mirë. E prisja. Rreth 20 ditë që jam bërë trajneri i Kombëtares. U njoha me lojtarët dhe Kombëtaren.
Por është ndryshe kur i stërvite dhe ke komunikim më ata. Kjo e ndryshon çdo gjë. E gjitha kjo është një rrugëtim. Mungesa e goditjeve në portë? Kemi pasur 3-4 goditje të rrezikshme, por na ka munguar precizioni.
Në momente të caktuara kur ishim ofensivë, kemi gabuar në mbulim. Duhet të ekulibrohemi dhe të spostohemi si skuadër. Të fokusohemi në elemtët taktikë.
Pas humbjes me Izraelin në debutim, çfarë do shohim kundër Luksemburgut dhe a është i gjithë ekipi gati?
Sigurisht që ka disa gjëra që duhet të ndryshojmë. Në momentin kur ushtrojmë presion lart, nuk duhet të kemi hapësira, pra ekuilibrim. Kemi shumë vlera në ekip. Besoi se përmirësimi do të vijë shumë shpejtë.
Këto 3-4 ditë jemi kuptuar mirë dhe besojmë se do e gjejmë gjuhën e përbashët. Nuk ka kundërshtarë të lehtë, por duhet të hyjmë në fushë dhe me impenjim të madh.
Ndeshje kyçe për sfidat e shtatorit. Lojtarët? Uzuni është ushtruar dhe do të jetë gati. Kurse Anis Mehmeti nuk do të jetë në dispozicion për shkak të gjendjen gribale.





