Luhen çerekfinalet e kthimit, mësoni duelet e sotme në Champions League

Mbrëmjen e sotme do të luhen çerekfinalet e kthimit në Champions League. Duele mjaft interesante dhe të rëndësishme për 4 ekipet që do të zbresin në fushë.

Të dyja sfidat do të luhen në të njëjtën orë, 21:00, teksa vëmendja do të jetë në Angli dhe Gjermani. Në “Villa Park” do të sfidohen mes tyre Aston Villa dhe PSG. Ndeshja e parë mes tyre ka përfunduar me shifrat 3-1 për francezët, teksa anglezët do të tentojnë suprizën.

Thuajse të kualifikuar në gjysmëfinale janë edhe te Barcelona, pasi katalanasit do të luajnë në “Signal Iduna Park” ndaj Dortmund. Dueli i parë mes tyre i luajtur në Spanjë ka përfunduar me fitoren e pastër 4-0 të blaugranave.

Luhen çerekfinalet e kthimit, mësoni duelet e sotme në

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani vlerësohet më lart se të gjithë! Pas tij vijnë portieri Sherri e Mario Mitaj, ndeshje pozitive edhe për ish-in e Partizanit (NOTAT)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us