“Shqipëria do të bëhet Zvicra e Ballkanit”/ Rama: Nuk do të ketë më policë në rrugë, gjoba do t’ju vijë në telefon

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi investimet në infrastrukturë, duke thënë ndër të tjera se “Shqipëria ka ambicien për t’u bërë kampione e turizmit në Ballkan”. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se Shqipëria do të ketë dy autostrada që do ta lidhin vendin tonë me rrjetin e autostradave të Bashkimit Evropian.

Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria edhe pse një vend i vogël i ka të gjitha mundësitë për t’u bërë Zvicra dhe Austria e Ballkanit në aspektin e turizmit.

“Do kemi dy autostrada që lidhin Shqipërinë me rrjetin e autostradave të BE. Korridorin blu, kur ne e lancuam talleshin me ne, ca do bëjnë këta, do lundrojnë në tokë, muhabetet e tyre dhe korridorin e tetë që do jetë komplet tjetër nga ca ishte. Po të shohim sot Shqipërinë turistike, ne kemi një shfrytëzim intensiv të një fashe shumë të ngushtë që është fasha që i përket detit dhe pikave të rralla në territor. Ndërkohë pasuria më e posaçme e shqiptarëve në aspektin e thesarit të natyrës në funksion të ekonomisë, nuk është kjo, por është kjo që është brenda, mbi të gjitha janë zonat malore të Shqipërisë. Pse? Sepse aty në një fazë tjetër Shqipëria do mund të çlirojë kapacitete të një turizmi që sjell konsumatorë të një niveli të lartë.

Ajo që e bën unike Shqipërinë në raport me vendet e tjera është që të dyja këto i ka shumë afër. Shqipëria është shumë e vogël dhe ka dy dete, ka 9 lumenj, ka vargmale të tëra që janë shumë afër detit, pa llogaritur liqenet. Ndër ato rrugët e brendshme është rruga e Lurës që është drejt përfundimit. E gjithë kjo që deti po i sjell Shqipërisë është e rëndësishme në këtë fazë por në një fazë të dytë do të jetë themeli i asaj që Shqipëria do të ndërtojë në gjithë pjesën tjetër, ku do të jetë realisht, një Zvicër dhe Austri e Ballkanit. Kur them Zvicra dhe Austria e Ballkanit sa i përket turizmit të kuptohemi”, tha Rama.

Lajme të tjera |  Lëshohet urdhër arrest për shefin e Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka dhe shefin e Aksidenteve Sokol Novaku

Rama, në bilancin e qeverisë sa i takon infrastrukturës, tha se sistemi i kamerave inteligjente do të jetë një risi dhe policët nuk do të jenë më në rrugë. Rama tha se gjobat në rast shkeljesh do t’ju vijnë në Iphone dhe se do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në uljen e aksidenteve. Më tej, lidhur me hekurudhat Rama tha se kemi avancuar me veprat e tilla infrastrukturore.

“Po bëhet një punë për të trajnuar gjithë stafin, do të lidhet me projektin që kemi nënshkruar dhe është dizenjuar me Emiratet e Bashkuara. Do të ketë në fokus shkollat, akset kombëtare etj nën një sistem kamerash inteligjente. Sistemi i kamerave që do të jetë këtu do të shihet çdo rrugë në kohë reale dhe sistemi në mënyrë të menjëhershme do sinjalizoi për një rritje shpejtësie në një pikë të caktuar, sinjalizohet këtu.

Lajme të tjera |  TRAGJIKE/ Shembet masivi i gurëve në një galeri në Bulqizë, humb jetën një 48-vjeçar

Nuk do të ketë më policë në rrugë. Punonjësit e policisë do të jenë të organizuar në një mënyrë tjetër. Sistemi i kontrollit të shpejtësisë në kohë reale do të bëjë që gjobat të jenë të menjëhershme, gjobat do të vijnë në Iphone, në kohë reale edhe me një përshëndetje. Do të ketë një efekt të jashtëzakonshme në uljen e aksidenteve se do t’i shkojë shumë shtrenjtë adrenalina nëse do instistojë të bëjnë aksident. Sistemi do të ketë një kapacitet të panjohur më parë për identifikimin e personave problematikë, jo me precedentë por ata që kanë detyrime të pashlyera. Për hekurudhat do të them që kemi nisur punën për Tiranë- Durrës në 2014, të ndërtosh hekurudha sot dhe të jesh jashtë BE është një gjë heroike. Ne aplikuam në 2014, morëm okej në 2015 dhe thamë do bëjmë hekurudha, e shtyu koha dhe faktikisht puna reale e financimit dhe projektimit ka nisur në 2020. Ndërkohë, për të gjitha hekurudhat e tjera jemi në proces të avancuar. Nëse doni këto vepra infrastrukturore të ndodhin më shpejt, duhet të kuptoni që do ndodhin vetëm nëse bëhemi pjesë e BE. Kur të bëhemi anëtar të BE do të marrim më shumë se 1 miliardë çdo vit dhe 90 për qind do të jenë grant.”, pohoi ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us