“Rekordmeni” Muller nga një tjetër “planet”, barazohet me Messin në Champions

Thomas Muller është dhe mbetet një figurë e jashtëzakonshme, jo vetëm në Mynih, por edhe në Champions League.

Në ndeshjen e dytë çerekfinale kundër Interit, 35-vjeçari po zhvillon paraqitjen e tij të 163-të në Champions, duke barazuar me Lionel Messin. Një moment i veçantë, si sportiv ashtu edhe historik. Në renditjen e të gjitha kohërave të UEFA Champions League, vetëm dy legjenda kanë kaluar

Thomas Muller, Iker Casillas (177 paraqitje) dhe Cristiano Ronaldo (183 paraqitje). Ky është sezoni i fundit me Bayernin. Vlen të theksohet se Thomas Muller nuk i ka “tradhëtuar” kurrë bavarezët.

Lajme të tjera |  Nga një shqiptar te tjetri, Kumbulla mund të jetë Gjimshiti i ri i Gasperinit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us